Sot zhvilluam një takim të rëndësishëm kushtuar Agjendës Reformuese, ku diskutuam për prioritetet aktuale, sfidat dhe hapat e ardhshëm për avancimin e reformave.
Si Koordinator Nacional për Agjendën Reformuese, ritheksova angazhimin tonë për një zbatim më efikas dhe koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve, me qëllim rezultate konkrete dhe të prekshme për qytetarët.
Reformat mbeten kyçe për progresin dhe rrugën tonë drejt integrimit evropian.

