MAQEDONI

Safije Sadiki Shaini: Pata kënaqësinë të pres dy sportistë të rinjë, notuesit profesionistë shqiptarë nga Kumanova, vëllezërit Florijon dhe Besfort Ramadani

Sot, në zyrën time, pata kënaqësinë të pres dy sportistë të rinj e shumë premtues, notuesit profesionistë shqiptarë nga Kumanova, vëllezërit Florijon dhe Besfort Ramadani.

Florijon Ramadani ka dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme në gara komunale, shtetërore dhe ndërkombëtare në not, duke fituar vende të para, dyta dhe treta në disiplinat e stilit bretkosë dhe stilit të lirë, ndërsa paralelisht është aktiv edhe në futboll dhe atletikë.

Edhe Besfort Ramadani ka shënuar suksese të rëndësishme në not dhe vrapim, duke u renditur në vendet e para në gara rajonale.
Këta të rinj janë shembull i punës, disiplinës dhe përkushtimit në sport. Si zv.ministre e Sportit, do të vazhdoj të jem pranë sportistëve tanë dhe t’i mbështes në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve të reja.
Florijonit dhe Besfortit u uroj shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen!