MAQEDONI

Ibrahimi: VLEN-i është fitues në 10 komuna dhe forca e dytë politike në RMV

VLEN-i është fitues në 10 komuna dhe forca e dytë politike në RMV

Sonte, kur u përmbyll edhe raundi i dytë i zgjedhjeve, dëshiroj t’i falënderoj nga zemra të gjithë votuesit, aktivistët, mbështetësit dhe të gjithë ata që e deshën dhe e korrën këtë fitore historike.
Edhe pak ditë bëhen 11 vjet qëkur e nisëm këtë rrugë dhe sonte e pensionuam një klasë politike të konsumuar e të harxhuar. Ky është një sukses me përmasa historike në misionin tonë politik.

Çairi, Tetova, Dibra, Struga, Saraji, Haraçina, Zhelina, Tearca, Bogovina dhe Dollneni janë komunat që në katërvjeçarin e ardhshëm do të qeverisen nga kryetarë të rinj të VLEN-it.

Raundi i dytë na e solli edhe 5-shen e dytë. Urime Bilall Kasami, Fisnik Mela, Mendi Qyra, Feti Abazi dhe Blerim Islami! (Ndonëse rezultati nuk e favorizoi, fitues i zemrave tona është Haqim Ramadani.)
Ju priftë e mbara të gjithëve!
Prej nesër fillon puna.