MAQEDONI

Gjendet një pushkë automatike në rajonin e Shkupit, janë privuar nga liria dy persona

Me datë 26.10.2025, në orën 16:20, në rugën lokale nga fshati Haraçinë për në fshatin Bërnjarc, rrethi i Shkupit, nëpunësit policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese i privuan nga liria Q.I. (33) nga Kumanova dhe E.I. (65) nga f. Grushinë. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve ,,Audi”, me drejtues Q.I., ndërsa E.I. ishte pasagjer, është gjetur një pushkë automatike dhe një karikator për pushkën. Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal.