Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Fetai, në intervistën për TV Shenja deklaroi se është i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku sipas tij VLEN ka fituar shumicën e komunave kyçe që në raundin e parë, ndërsa në komunat tjera ka një epërsi të thellë ndaj kundërshtarëve politikë.
“VLEN ka fituar çdokund me përjashtime shumë të vogla. Struktura ku unë jam pjesë përbërëse ka ndikuar në çdo fitore, në Saraj, në Çair dhe në shumë komuna të tjera. Nuk i jemi qasur kandidaturave në baza partiake, por në baza të koalicionit,” tha Fetai.
Ai shtoi se ky rezultat është tregues i një fryme të re politike që përfaqëson VLEN, duke parashikuar se në përfundim të procesit BDI do të mbetet me vetëm 2 ose 3 komuna.
“Në Bogovinë, Tetovë dhe Dibër jemi në epërsi të madhe. Kandidatët tanë po marrin besimin e qytetarëve, ndërsa BDI dhe Sela janë në pozita të treta. Kjo tregon qartë drejtimin që ka marrë elektorati shqiptar,” – theksoi Fetai.

