Prezantimi i NICS në ushtrimin e NATO-s në Bullgari
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, sot vizitoi bazën e operacioneve në Montana, Republikën e Bullgarisë, ku QMK prezantoi sistemin NICS (Next Incident Command System).
Prezantimi u zhvillua në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar NATO EARDCC Exercise Bulgaria 2025, i cili mbahet nga 7 deri më 12 shtator, në organizim të NATO-s.
Sistemi NICS u demonstrua përmes skenarëve simuluese për tërmete, përmbytje dhe evakuim, duke theksuar aftësinë e tij për shkëmbim të shpejtë të informatave, koordinim efikas dhe komandim të integruar.
Ky pjesëmarrje paraqet një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve nacionale në menaxhimin e krizave dhe harmonizimin me standardet e NATO-s.

