Një barakë është djegur në Qendrën e Tranzitit për Migrantët në Tabanoc, raporton Televizioni FESTA.
Më 02.09.2025 në SPB Kumanovë u denoncua se rreth orës 15:45, në Qendrën Tranzitore Tabanoc ka shpërthyer zjarr në një barakë pronë e Qendrës për Menaxhimit e Krizave. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Kumanovë është shuar zjarri. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Kumanovë.

