Ibrahimi sfidon opozitën: Ti masim investimet te shqiptarët nga të
gjitha qeveritë tuaja me një vit e gjysmë qeveri VLEN!
Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë hapjes së shtabit të VLEN në Tetovë, ka sfiduar hapur opozitën duke krahasuar investimet e tyre në të kaluarën me vetëm njëvit e gjysmë qeverisje VLEN.
“Unë jap edhe një ofertë tjetër. Le ta zgjedhin ata cilin do vit tjetër
të mandatit të tyre, bile, bile të gjitha vitet që kanë qenë në Qeveri, dhe të krahasohen me këtë vit nga VLEN-i. I sfidoj publikisht dhe ditët në vijim le të dalin le të flasin me shifra.
Asnjë qeveri në të kaluarën nuk ka sjellë aq shumë fond për zhvillim të komunave sa ka sjellë VLEN-i për këtë një vit e gjysmë në qeverisje”, nënvizoi Ibrahimi

