RAJON & BOTA

Rreth 60 përqind e të rinjve ndërmjet moshës 18 dhe 24 vjeç kanë shprehur mbështetje për grupin palestinez në vend të Izraelit në luftën e Tel Avivit në Gaza, sipas një hulumtimi online

Rreth 60 përqind e Gjeneratës “Z” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) mbështesin grupin palestinez të rezistencës Hamas në vend të Izraelit në luftën e Tel Avivit në Gaza, tregoi një hulumtim i ri.

Si pjesë e një serie të gjerë pyetjesh, në anketë iu është kërkuar të anketuarve online: “Në konfliktin Izrael-Hamas, a mbështesni më shumë Izraelin apo Hamasin?”
Sipas këtij hulumtimi online të publikuar këtë javë, 60 për qind e të rinjve ndërmjet moshës 18 dhe 24 vjeç kanë shprehur mbështetje për Hamasin në vend të Izraelit.
Midis grupeve mosha që kanë marrë pjesë në anën e Izraelit ishin: 25–34-vjeçarët me 65 për qind, 35–44-vjeçarët me 70 për qind, 45–54-vjeçarët me 74 përqind, 55–64-vjeçarët me 84 përqind dhe ata mbi 65 vjeç me 89 për qind.

Anketa gjithashtu tregoi se të anketuarit ishin të ndarë baraz rreth pyetjes nëse Izraeli kryen gjenocid në Gaza, me një përqindje 50-50.

Gjithashtu u zbulua se një shumicë e lehtë e të anketuarve (51 për qind) beson se kritika ndaj Izraelit lidhet më shumë me shqetësim për të drejtat e njeriut të palestinezëve sesa me antisemitizmin.