⚠️ Banorët e Likovës meritojnë një zgjidhje të përhershme – Pushteti qendror duhet të mbajë përgjegjësi ⚠️
Pushteti qendror kishte dhënë premtim të qartë për mbylljen përfundimtare të deponisë në fshatin Nikushtak dhe dislokimin e saj në komunën e Sveti Nikollës, ku është planifikuar ndërtimi i një objekti rajonal për riciklimin e mbeturinave.
Komuna e Likovës, nga ky projekt i cili realizohet përmes nivel qendror , e që ka filluar me realizim që nga koha kur me Ministrinë, ka udhëhequr z. Naser Nuredini, më veç ka përfituar 3 ( tre ) kamion, mijëra kontenjer të llojeve të ndryshme, edhe që atëherë ka mbet aktiviteti i fundit ai që deponia në Nikushtak, të mbyllet parcialisht dhe të mbetet vetëm si pikë e vogël grumbullimi, ndërsa mbeturinat të dërgohen në Kumanovë e nga atje tek fabrika speciale në Sveti Nikollë, me çka njëherë e përgjithmon ky problem do të zgjidhet.Prej kësaj qeverie as një lëvizje nuk është bërë, vetëm shpifje dhe stagnim.
Gjithashtu, është e dhimbshme edhe deklarata dezinformuese e zv. Kryeministrit, z. Arben Fetau, i cili tha se deponia në f. Nikushtak definitivisht u mbyll njëher e përgjithmon, e kjo d.m.th. , se ai ose nuk është konsultu fare me bashkëpartiakët e tij, se çfarë aktivitete po fillojn ose më shumë ngjan e vazhdon avazin e vjetër atë të gënjeshtrave, e të cilat tek banorët e Likovës nuk kalojnë.
Ky projekt ishte paraqitur si masë e qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e komunitetit.
👉 Por, çfarë ka ndodhur realisht?
Ministria e Ambientit ka nënshkruar një kontratë vetëm për mirëmbajtje të përkohshme të deponisë ekzistuese, edhe pse këtë shërbim deri më tani e ka kryer me përgjegjësi ndërmarrja komunale NKP “Pisha”.
Ky veprim nuk përputhet me premtimet e dhëna ndaj banorëve dhe nuk ofron asnjë zgjidhje afatgjatë.
📢 Ne, si komunitet, kërkojmë nga institucionet qendrore:
Të mbajnë fjalën e dhënë dhe të zbatojnë planin e shpallur për mbyllje definitive të deponisë në Nikushtak.
Të sigurojnë zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme, duke e orientuar menaxhimin e mbeturinave drejt standardeve rajonale të riciklimit.
Të mbrojnë mjedisin dhe shëndetin publik, si një të drejtë themelore e banorëve të Likovës.
Banorët e Likovës meritojnë të jetojnë në një ambient të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm.
Kjo nuk mund të kufizohet në masa gjashtëmujore — duhet një angazhim i përhershëm, i bazuar në vizion të qartë dhe përgjegjësi institucionale.
🌿 Likova thërret për veprim të menjëhershëm!
#Likova #Mjedisi #PremtimetDuhetTëMbahen #ZgjidhjePërhershme

