Çairi sot është simbol i jotransparencës, korrupsionit dhe nepotizmit. Por kjo përfundon më 19 tetor!
Po prezantojmë një set masash kundër korrupsionit me emrin “Syri Qytetar”, për herë të parë në Maqedoni:
1️⃣ Hapja publike e të gjitha tenderëve me transmetim direkt dhe incizime të qasshme online.
2️⃣ Monitorim i pavarur nga OJQ antikorrupsion dhe ekspertë.
3️⃣ “Arka Publike” ku të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e komunës do të jenë të qasshme online.
4️⃣ “AI Kontroll”, inteligjencë artificiale që eliminon faktorët njerëzorë në vendimmarrje.
👉 Çairi do të bëhet komuna e parë që realisht e ka mposhtur korrupsionin.
Është koha që komuna t’i shërbejë publikut, jo individëve!

