✅️ Para disa muajve paralajmëruam, ndërsa sot çerdhja e parë në Hasanbeg po bëhet realitet!
👏 E përshëndes lajmin për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtim dhe adaptimin e objekteve për mbrojtje fëmijëve dhe përkujdesje sociale me 8 komuna, që përfshinë ndërtimin për herë të parë të çerdhes në f. Hasanbeg, Gazi Babë. Si dikush që vjen nga kjo komunë dhe që e njeh mirë nevojën për investime të tilla, ndihem veçanërisht i gëzuar për këtë hap të rëndësishëm për familjet dhe fëmijët tanë.
🤝 Kur institucionet bashkëpunojnë, rezultatet nuk mungojnë. Urime!

