KUMANOVË

TAKIM LETRAR MOTIVUES ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME SHQIPE TË KUMANOVËS E LIKOVËS

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” realizoi një takim letrar me nxënësit e shkollave të mesme nga komunat e Kumanovës dhe Likovës, duke krijuar një mundësi të bukur për angazhimin e gjeneratës së re për letërsi dhe manifestime letrare.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga SHM Gjimnazi “Sami Frashëri”, SHM Ekonomike “Pero Nakov”, SHM e Mjekësisë “Nace Bugjoni” në Kumanovë, si dhe SHM Gjimnazi “Ismet Jashari” në Likovë.
Takimi u zhvillua me prani të kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Prof. Dr. Sunaj Raimi, nënkryetarit Prof. Selajdin Shabani dhe sekretarit Prof. Emrah Bilalli.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi letërsinë, poezinë, prozën, tregimin, eseun si dhe format tjera të shkrimit letrar, ndërsa u promovua edhe revista për letërsi, kulturë, art e shkencë “Doruntina”, organ i klubit.
Nxënësit patën mundësinë të prezantojnë dhe interpretojnë krijimet e tyre letrare, duke shkëmbyer ide dhe mendime me shkrimtarët e pranishëm.

Në përfundim të këtyre takimeve shumë të frytshme që u zhvilluan në një atmosferë miqësore të ngrohtë, u mor vendim që radhën tjetër nga K.SH. “Jehona e Karadakut” të organizohen orë letrare me nxënësit e këtyre shkollave të mesme.
Falënderim dhe respekt për udhëheqësitë e këtyre shkollave dhe nxënësit prezent.

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Kumanovë.
18. 12. 2025