Shkruan Driton Sulejmani
Një përgjigje për ish drejtorin e NP Tregut të gjelbërt të Kumanovës që po manipulon opinionin me të pavërteta.
Buxheti me të cilin realizohen projektet është buxheti i vitit 2025 të cilin e ka votuar edhe këshilltari yt dhe kolegu im i cili ka qenë pjesë e shumicës në atë kohë. Te ky buxhet ka projekte shqiptare të cilat e kalojnë 25% aq sa janë shqiptarët në komunën e Kumanovës. Deri sa të vjen te realizimi i projekteve ka procedura të prokurimit publik të cilat për momentin janë duke rrjedhur. Mos u bëj merak ti për ato punë se sikurse 3 vitet e kaluara që janë realizuar projektet për shqiptarët që kanë qenë të planifikuara, edhe për vitin 2025 do të realizohen njejtë.
Para se të merresh me këto punë që nuk të takojnë e nuk të kanë takuar asnjiherë, bëj një sqarim për kumanovarët se si i le puntorët e tregut të gjelbërt 2 muaj pa rroga e pa sigurim shëndetsor.
Në fund ju dëshiroj neje të këndëshme në prehërin e BDI që për 3 vite nuk keni lënë gjë pa ju thënë e në fund do vraponi bashkë me to për zgjedhje. E kjo nuk mendoj se paraqet ndonjë vlerë apo parim.

