RAJON & BOTA

Shtetasi i Maqedonisë dhe 4 shtetas të Kosovës kapen duke punuar “në të zezë” në St. Gallen të Zvicrës

Policia kantonale e St. Gallen në Zvicër arrestoi të hënën e 16 dhjetorit pesë burra në një kantier ndërtimi në Unterterzen, përcjell TV21. Sipas mediave zvicerane, katër nga të arrestuarit ishin shtetas të Kosovës, një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa asnjëri prej tyre nuk kishte leje qëndrimi apo leje pune.

Sipas Keystone-SDA, kontrolli u zhvillua së bashku me Zyrën kantonale për Ekonomi dhe Punë në një ndërtesë me shumë familje, ku po rinovoheshin tetë apartamente, njoftoi Policia kantonale e St. Gallen.