Punimet për ndërtimin e rrugës Penda e Gllazhnjës – Dumanovc – Goshincë po vazhdojnë me ritëm, ndërsa projekti ka hyrë në një fazë të rëndësishme të realizimit, raporton tvfesta.mk.
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka njoftuar se pas përfundimit të punimeve të dheut dhe vendosjes së gypave të betonit për largimin e ujërave atmosferikë, tashmë ka filluar tamponimi i rrugës.
Sipas njoftimit të kryetarit Arifi, pas përfundimit të kësaj faze do të vijojë edhe etapa përfundimtare e projektit, ajo e asfaltimit.
Ky projekt rrugor synon përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira të qarkullimit për banorët dhe të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë aks rrugor. /tvfesta

