Sot, në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë patëm nderin të takohemi me udhëheqësit e Grupit Letrar “Jehona e Karadakut”, ku morën pjesë nxënësit nga të gjitha shkollat e mesme të Komunës së Kumanovës.
Në këtë takim me të rinjtë u theksua se përmes fjalës së shkruar, ne shprehim mendimet, ëndrrat dhe idetë tona, duke lënë gjurmë të bukura në botën e letërsisë. Gjithashtu për bibliotekën e shkollës sonë u dhurua revista Doruntina e cila botohet nga ky klub.

