Sot, më datë 04.01.2026 (e diel), në xhaminë e fshatit Vishticë, u mbajt një manifestim solemn me rastin e përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit të kësaj xhamie, të cilët mësim-besimin e tyre e kanë ndjekur pranë mualimit të xhamisë, h. Amet ef. Asllani.
Programi u organizua nga Muftinia e BFI-së Kumanovë, në bashkëpunim me mualimin e xhamisë, ndërsa moderimi i manifestimit u bë nga sekretari i Muftinisë, h. Umej ef. Fejzuli.
Hapja e programit u realizua me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga h. Besim ef. Muadini.
Në fillim, fjalën e mori mualimi i xhamisë, h. Amet ef. Asllani, i cili i njoftoi të pranishmit për rrjedhën e mësim-besimit në mektebin e xhamisë, për angazhimin dhe përkushtimin e nxënësve. Më pas, nxënësit, së bashku me mualimin e tyre, paraqitën programin e përgatitur, i cili përmbante kryesisht pjesë të zgjedhura nga Kur’ani Famëlartë.
Fjalën e rastit e mbajti Muftiu i Muftinisë së Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, i cili, në emrin e tij dhe në emër të Muftinisë së Kumanovës, përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi mualimin, nxënësit dhe familjarët e tyre për këtë arritje të rëndësishme.
Përmbyllja e programit u bë me disa ajete Kur’anore nga nxënësi i Medresesë “Isa Beu” – Shkup, Jasin Asllani dhe duanë e hatmes e realizoi kontabilisti i Muftinisë, h. Abdulhamid ef. Fejzuli.
Pas përfundimit të programit, nxënësve që përfunduan hatmen e Kur’anit Famëlartë, Muftiu h. Abedin ef. Imeri u ndau diploma për kryerjen me sukses të hatmes.
Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri

