Gjatë këtyre ditëve të begata të Ramazanit, Muftinia e BFI-së – Kumanovë në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Hasene” realizoi shpërndarjen e pakove ushqimore për jetimët dhe familjet në nevojë.
Muftinia e BFI-së – Kumanovë ka një bashkëpunim të kahmotshëm dhe shumë të frytshëm me Shoqatën “Hasene”, përmes të cilit realizohen vazhdimisht aktivitete bamirësie, jo vetëm me shpërndarjen e pakove ushqimore, por edhe me ndihma në veshmbathje si dhe ndihma materiale për familjet dhe kategoritë në nevojë.
Lusim Allahun që t’i shpërblejë të gjithë kontribuuesit dhe bamirësit, dhe që kjo mirësi të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri

