
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka nderuar dëshmorët e kombit.
“Sot, me nderim të thellë vendosa lule te Shqiponja e UÇK-së, në rrethrrotullimin e Fushë Topanës, në shenjë respekti për Dëshmorët e Lirisë, ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë.
16 shkurti i vitit 2001 shënon fillimin e një kapitulli të ri për kombin shqiptar, ditën kur në Tanushë ra dëshmori i parë i luftës çlirimtare. Kjo datë nuk është thjesht histori, por një amanet që na kujton përjetësisht si duhet kombi dhe si duhet vepruar për përparimin e tij.
Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim! Ata janë zëri i ndërgjegjes sonë në çdo hap që hedhim, në çdo vendim që marrim për të ardhmen e shqiptarëve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta! Lavdi Dëshmorëve të Lirisë!”, ka shkruar Mexhiti.