KUMANOVË

Laboratori Biokimik në Spitalin e Kumanovës paiset me Teknologji të re

📌 Laboratori Biokimik – Teknologji e re, kujdes i besueshëm për shëndetin tuaj!

Ме shumë kënaqësi ju njoftojmë se laboratori ynë është pajisur me dy aparate të gjeneratës më të re, të markave prestigjioze:
✅ Beckman Coulter DxC 700 AU
✅ Siemens Dimension EXL 200

Këto aparate moderne garantojnë:
🔬 Analiza jashtëzakonisht të sakta dhe të shpejta, përcjell Televizioni Festa.
⚡ Përpunim të një numri të madh mostrash në kohë rekorde
🌍 Teknologji të certifikuar ndërkombëtarisht për cilësi dhe besueshmëri

💉 Në laboratorin tonë mund të kryeni një gamë të gjerë analizash:
Analiza hematologjike dhe biokimike
Analiza të urinës dhe statusit elektrolitik
Status hormonal, enzime, vitamina, minerale
Analiza imunologjike, alergji, koagulim, tumor markerë
Dhe shumë shërbime të tjera sipas nevojës diagnostike

📍 Jemi pranë jush 24/7 me shërbim profesional, staf të kualifikuar dhe teknologji të nivelit botëror.