Faleminderit për udhëheqjen, z. Zeqirija Ibrahimi.
Vendimi juaj për të lënë postin pas rezultateve të suksesshme në zgjedhjet lokale, është një mesazh i fuqishëm se politika e vërtetë ndërtohet mbi karakter, jo mbi karrige. Duke i hapur rrugë gjeneratës së re dhe duke ia besuar drejtimin z. Bekim Sali, ju dëshmuat edhe një herë se për ju përgjegjësia dhe interesi i përbashkët kanë qenë gjithmonë përpara interesit personal.
Zeqirija Ibrahimi u identifikua si një prej figurave më parimore të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai solli një qasje tjetër – të ndershme, intelektuale dhe të drejtuar nga vlerat. Ishte i qartë kur duhej të flitej qartë, i palëkundur kur duhej qëndresë, dhe i drejtë kur duhej guxim. Në një skenë ku shpesh parimet lëkunden, ai ishte ndër të paktët që nuk i tradhtoi.
Ai i dha gjallëri ideve të reja, nxiti figura të reja të marrin përgjegjësi dhe sfidoi padrejtësitë me përkushtim të rrallë. U largua nga posti me ndërgjegje të qetë dhe me një gjurmë që do të kujtohet gjatë.
Sot, ne i përulemi një lideri që guxoi të sfidonte skenën e vjetër politike, që besoi në energjinë e brezit të ri dhe që kërkoi një kthesë morale për politikën shqiptare.
Ai nuk u tërhoq nga misioni i tij – vetëm u largua nga pozita, për të treguar se parimi ka më shumë peshë se çdo titull.
Urime për kryetarin Bekim Sali, rruga e nisur do të vazhdohet me dinjitet dhe përgjegjësi!
Në emër të aktivistëve, anëtarëve dhe gjithë mbështetësve të Alternativës – Kumanovë.
Ju falënderojmë për përkushtimin, për vizionin që ndërtuat!
Zoti ju shpërbleftë!

