
Shkrimtarja kumanovare Liber Emini, shkëlqeu në mesin e shumë shkrimtarëve nga 24 vendeve të ndryshme të botës, në festivalin poetik “Festivali ndërkombëtar i poetëve” mu nda çmimi “Pena e artë e Migjenit” nga Qendra Kulturore Shqiptare “MIGJENI”, përcjell Televizioni Festa.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Liber Emini!👇🏻
Ndihem e nderuar dhe e privilegjuar që sot në Borãs të Suedisë, në mesin e shumë shkrimtarëve nga mbarë bota (24 shtete të botës, në 24 gjuhë) në festivalin poetik “Festivali ndërkombëtar i poetëve” mu nda çmimi “Pena e artë e Migjenit” nga Qendra Kulturore Shqiptare “MIGJENI”.
Ky çmim iu dha dy personaliteteve të suksesshme për kontributin e dhënë në lëmin e prozës dhe poezisë, nga shqiptarët unë Liber Emini nga KUMANOVA, dhe Eva Ermenz (poete skandinave) nga Stockhomi.
Padyshim ishte një kënaqësi e veçant për mua të ndodhem mes kolosëve të mëdhenjë të artit, kulturës dhe lëtersisë nga e gjithë bota, si dhe privilegj të vlerësohem nga një juri me figura eminente të ndritura të letërsisë, por njëkohësishtë edhe përgjegjësi ndaj këtë çmimi si shqiptare e vetme nga Maqedonia e Veriut.
Falenderoj drejtorin dhe profesorët e Qendrës Kulturore “MIGJENI”, për mbështejten morale dhe profesionale, konkretisht prof. Sokol Demakun, Riza Sheqiri, Gladiola Jerbus dhe Xheladin Dedia, si dhe gjithë të tjerët të pranishëm që besuan në mua.
Meritat për këtë mirënjohje i takojnë familjes time të pazëvendësueshme!
Vleresimet e tilla na obligojnë të vazhdojmë me ritëm dhe vullnet akoma më te lartë, konkretisht kur vlerësohesh në një vend të huaj, drejtë, pa dallime entie, kulture dhe moshe.
Scandinavia, Sweden 12.4. 2025. ✔️📖🇸🇪