KUMANOVË

IShP Shtëpia e Shëndetit Likovë me aktivitete të shumta

“SHËNDET PËR TË GJITHË” në Llojan

Më 7 maj 2025, ekipi i ISHP Shtëpia e Shëndetit “Likovë” zhvilloi një aktivitet shëndetësor në fshatin Llojan, në kuadër të programit “Shëndet për të gjithë”.

Në qendrën e fshatit, u ofruan kontrolle rutinore si matja e sheqerit dhe tensionit të gjakut, si dhe këshilla mjekësore për përmirësimin e shëndetit të banorëve. Shërbimet ishin pa pagesë dhe u realizuan nga stafi i përkushtuar shëndetësor i institucionit tonë.

Përkujdesje e afërt, shëndet për të gjithë!