Sot, më 10.03.2026 (e martë), Muftinia e BFI-së në Kumanovë, nën patronazhin e Muftiut h. Abedin ef. Imeri, shtroi një iftar të përbashkët me të gjithë nëpunësit e saj, hoxhallarët e terrenit, profesorët, kryetarët e këshillave të xhamive, afaristë, mjekë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe shumë mysafirë të tjerë.
Në këtë iftar morën pjesë edhe drejtori për marrëdhënie me Lindjen e Mesme pranë Rijasetit të BFI-së, h. Ismet ef. Ademi, sekretari i Komunës së Likovës, z. Nuhi Ajdini, zëvendëskryeshefi i SPB-së në Kumanovë, z. Iljasa Zeqiri, përfaqësuesi i sektorit të parandalimit pranë SPB-së në Kumanovë, z. Iljaz Fetai, zëvendësdrejtori i Burgut të Kumanovës, z. Ylber Limani, si dhe drejtori i Fondit Shëndetësor në Kumanovë, z. Zenel Azemi.
Muftiu, h. Abedin ef. Imeri, në emrin e tij dhe në emër të Muftinisë së Kumanovës, i përshëndeti dhe i falënderoi të gjithë mysafirët për pjesëmarrjen, duke e lutur Allahun Fuqiplotë që agjërimi dhe ibadetet tona të jenë të pranuara.
Më pas u interpretuan disa ajete kur’anore nga hfz. Mevlud ef. Mamudi, ndërsa duanë e bukës e bëri h. Eshtref ef. Ebibi.
Muftinia e BFI-së Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri

