
Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se, Ali Ahmeti është njeriu i
fundit në planet që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm
që siç thotë, ai duhet të jetë i shqetësuar për qasjen që SHBA-të kanë
ndaj eksponentëve të lartë të partisë së tyre.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë futur në listën e zezë disa
eksponentë të lartë të BDI-së dhe nëse dikush do të duhej të ishte i
shqetësuar me qasjen që e kanë SHBA-të ndaj dikujt është pikërisht
z.Ahmeti dhe nëse është dikush është i fundit që mund ta akuzojë Albin
Kurtin për anti-amerikanizëm është Ali Ahmeti”, tha Ibrahimi në Dialy
Click..