Me ngjyrat e flamurit, sonte mbizotëronte një atmosferë e jashtëzakonshme në organizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë.
Si kryetar i Komunës së Çairit, pata privilegjin të jem pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, ku krenaria kombëtare ndihej në çdo moment. Ky është një përkujtim i sakrificave dhe guximit që na kanë sjellë deri këtu dhe një frymëzim për të ardhmen tonë të përbashkët.