MAQEDONI

Elfete Ismaili: Nisëm nga Dibra organizimin e Kuvendeve të Asamblesë së Gruas të ASh

Sot e nisëm nga Dibra organizimin e Kuvendeve të Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët.

Bashkë me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deputeten Mimoza Musa, funksionarë të tjerë të partisë dhe kryetaren e sapozgjedhur të Asamblesë së Gruas, dega Dibër, profesoreshën e nderuar Afërdita Kërçishta, mbajtëm Kuvendin e Asamblesë së Gruas, dega Dibër.

Me vota unanime, Kryetare e Asamblesë së Gruas, dega Dibër, u zgjodh profesoresha e nderuar Afërdita Kërçishta. Kryetares së sapozgjedhur, Afërditës, i uroj suksese në këtë detyrë të rëndësishme dhe besoj se me përkushtimin e saj do të kontribuojë në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

#GruajaGuxonDheNdryshon
#AsamblejaEGruas
#AleancaPërShqiptarët