MAQEDONI

Elezi porosit deputeten e BDI-së: Mos përhap lajme të rreme, SPB Dibër nuk shuhet!

Afan Elezi, nga kabineti i zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, ka reaguar ndaj deputetes së BDI-së, Arbana Pasholli.

Elezi ka theksuar se stacioni policor në Dibër do të mbetet stacion i kategorisë së parë. Jo vetëm që nuk do të shuhet, por  po punojmë në
shtimin e ingerencave.

“Paranoja” e deputetes së BDI-së, Arbana Pasholli, vazhdon.

Për fat të keq, edhe postimi i saj i fundit për statusin e SPB Dibër e dëshmon këtë. Atë që e thotë ajo është e pavërtetë dhe nuk qëndron aspak. Deputetja Pasholli ose shpreh paranojë ose qëllimisht e dezinformon opinionin publik.

Sidoqoftë, qytetarët e Dibrës le të jenë të qetë – stacioni policor i

Dibrës do të mbetet stacion i kategorisë së parë dhe jo vetëm që nuk do të shuhet, por – përkundrazi – ne po punojmë që të ketë edhe më shumë kompetenca.

Angazhimi ynë për dibranët është i palëkundur. Ata na e kanë dhënë besimin në zgjedhjet e fundit lokale dhe ne kemi obligim t’u përgjigjemi me punë dhe përkushtim.

Ju lutemi, mos përhapni lajme të rreme – SPB Dibër nuk shuhet dhe garanci për këtë është vetë Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali”, shkruan Elezi.