KUMANOVË

Eksperti i Energjetikës-Kandidat i VLEN-it për Kryetarë Komune të Kumanovës

Koalicioni VLEN në qytetin e Kumanovës, si kandidat për kryetar komune e ka nxjerr Arben Etemin, profesionist nga sfera e energjetikës.
Djal i ri, ambicioz dhe me projekt konkret për të mbrojtur interesat e kumanovarëve.

Në vijim, postimi i plotë nga kandidati për kryetar komune:

Të nderuar Kumanovarë
I nderuar për ta pranuar sfidën për të qenë kandidat për kryetar komune në qytetin e Kumanovës i Koalicionit VLEN.
Falënderoj kryesitë e partive të këtij koalicioni në qytetin e Kumanovës që ma besuan këtë detyrë.

Bashkërisht do t’ia dalim që me 19 tetor të rikthejmë dinjitetin e kumanovarëve duke e thelluar përfaqësimin e drejtë dhe adekuatë. Nuk do të lëshoj pe në këtë pikë. Së bashku me ekipin tim do të luftojmë deri në fund për të mbrojtur interesat e Kumanovarëve.

Me zemër- vetëm për TY Kumanovë.