Zëdhënësi i VLEN, Driton Sulejmani nga Alternativa (VLEN), është emëruar nga qeveria si propozim për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.
Sulejmani e konfirmoi për TV21 se është propozuar për zv/ministër të Arsimit. Paraprakisht, këtë post e mbante Lulzim Aliu, gjithashtu kuadër ti Alternativës, i cili dha dorëheqje, për siç njoftoi ai, arsye personale.

