KUMANOVË

Dimitrievski: Vazhdojmë me rregullimin e e infrastrukturës rrugore

Në komunën e Kumanovës, po vijojnë punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore, njoftojnë nga komuna e Kumanovës, përcjell Televizioni FESTA.

Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, gjatë ditës së sotme, njoftoi se kanë përfunduar punimet për rregullimin e një pjese të rrugës “Veselin Vujevski”.

Shërbimet komunale për informim njoftojnë se ditëve në vijim zhvillohen punime edhe në rrugë të tjera të qytetit.