KUMANOVË

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

Më 11.05.2025 në orën 09.00, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.P. (43) nga Kumanova.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar amfetaminë, marihuanë, një peshore digjitale dhe para, ndërsa ekipi i EVN-së konstatoi se ka vjedhje të rrymës elektrike.

Ai ishte shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.