KUMANOVË

Arrestohet 43-vjeçari nga Kumanova, voziste veturën nën ndikimin e alkoolit

Një 43-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 2,09 promilë alkool në gjak, raporton tvfesta.mk.

Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 30 tetor 2026, rreth orës 17:30, në bulevardin “Oktomvriska Revolucija” në Kumanovë.

Gjatë një kontrolli në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të tipit “Volkswagen Touran”, me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte Z.S. (43), banor i Kumanovës.

Pas kontrollit dhe testimit për alkool, është konstatuar se drejtuesi i automjetit kishte 2,09 promilë alkool në gjak, duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar ligjor.

Për këtë arsye, 43-vjeçari është privuar nga liria nga zyrtarët policorë të SPB Kumanovë.

Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. /tvfesta