KUMANOVË

Arrestohet 35-vjeçari në Kumanovë, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Një 35-vjeçar nga Kumanova është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, arrestimi është kryer më 14 nëntor 2026, rreth orës 01:32, në bulevardin “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase”.

Gjatë një kontrolli rutinë në komunikacion, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të tipit “Volkswagen Passat”, me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte M.S. (35).

Pas kontrollit të kryer, është konstatuar se shoferi kishte 1.62 promil alkool në gjak, për çka është përjashtuar menjëherë nga komunikacioni.

Me udhëzim të prokurorit publik, 35-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor.

Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. /tvfesta