
Amir Shabani, BDI Kumanovë:
Shkarkohen gjithë mjekët shqiptarë nga Keshilli Drejtues ne Spitalin e Kumanovës
Të nderuar,
Po vlon situata në Spitalin e Kumanovës.
Shqetësimi dhe revolta e shqiptarëve aty është në prag të shpërthimit.
Për herë të parë pas dy dekadash, në Këshillin Drejtues nuk ka asnjë doktor shqiptar. Të gjithë mjekët shqiptarë janë shkarkuar, pavarësisht përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre të dëshmuar.
Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon vëmendje urgjente!
E gjithë kjo albanofobi në institicionet shëndetësore në Kumanovë, po ndodh duke qenë ministri i shëndetësisë shqiptar.