Ajredin Qaili, një talent i ri nga fshati Hotël i komunës së Likovës, po hedh hapin më të madh të karrierës së tij sportive.
I riu është ftuar të jetë pjesë e eventit prestigjioz N9NE MMA Fight Night, i cili do të mbahet më 17 prill në Bülach të Zvicrës. Përgjigjja e Ajredinit nuk vonoi aspak: me mbështetjen e plotë të familjes dhe ekipit të tij, ai nënshkroi menjëherë kontratat, duke theksuar se kjo ftesë përfaqëson një moment historik dhe një hap gjigant në karrierën e tij profesionale. /INA/

