
🇲🇰🇦🇱Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim miqësor me Ambasadorin e Shqipërisë, z. Denion Meidani.
Diskutuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interest të përbashkët strategjik. Atmosfera konstruktive e këtij takimi konfirmoi lidhjet e forta miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.
U shprehëm të bindur se realizimi i aspiartave mbështetet në partneritet të fuqishëm, ndërsa partneriteti i fuqishëm në miqësi të sinqertë, ka shkruar mes tjerash Afrim Gashi.