Në ditën kur shqiptarët festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, kikboksieri Edon Limani ka shënuar fitore në ring, pikërisht në qytetin historik të Vlorës, raporton tvfesta.mk.
Fitorja e tij në qytetin ku më 28 nëntor të vitit 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar ka një domethënie të veçantë për familjen Limani.
Përmes një postimi emocionues, babai i tij, Ylber Limani, ka shprehur krenarinë dhe gëzimin për suksesin e të birit, duke e cilësuar këtë fitore si një kujtim të paharrueshëm.
“Biri im, të lumtë! Që nga dita kur linde e deri më sot, jam krenar për ty. Fitorja jote sot në Vlorë, pikërisht më 28 Nëntor, do të mbetet një kujtim i veçantë për mua. Allahu të ruajtë dhe të dhëntë suksese në çdo hap të jetës! Krenaria ime, Edon”, ka shkruar Ylber Limani.
Triumfi i Edon Limanit në ring, pikërisht në Ditën e Flamurit, e ka bërë festën e 28 Nëntorit edhe më të veçantë për të dhe familjen e tij. /tvfesta.mk

