Në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, fshati Orizare i Komunës së Likovës është stolisur me ngjyrat kuqezi, duke krijuar një atmosferë festive në nder të kësaj feste të rëndësishme kombëtare, raporton tvfesta.mk.
Flamujt kombëtarë dhe dekorimet festive i kanë dhënë një pamje të veçantë fshatit, duke përcjellë mesazhe të krenarisë, unitetit dhe dashurisë për atdheun.
Në një publikim kushtuar kësaj feste, ku përmendet edhe Ismet Jashari – Komandant Kumanova, përcillet mesazhi:
“Orizarja frymon kuq e zi! Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!”
Me këtë atmosferë festive, Orizarja i bashkohet shënimit të festës së 28 Nëntorit, duke dëshmuar përkushtimin ndaj ruajtjes së traditës dhe vlerave kombëtare shqiptare. /tvfesta

