KUMANOVË

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

Një grup të rinjsh me maska që mbulonin fytyrën dhe me shkopinj druri janë vërejtur duke lëvizur nëpër qendër të qytetit të Kumanovës, raporton tvfesta.mk.

Rasti është raportuar në orën 00:12 në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, ndërsa policia ka arritur të lokalizojë personat në fjalë dhe t’ua konfiskojë sendet që mbanin me vete.

“Personat janë gjetur, ndërsa sendet u janë konfiskuar. Ata do të thirren në stacionin policor, ku me ta do të zhvillohet një bisedë zyrtare. Pas konsultimit me prokurorin publik, do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja nuk janë bërë të ditura numri i personave të përfshirë, mosha e tyre apo motivet e lëvizjes me maska dhe shkopinj druri në qendër të qytetit. /tvfesta