KUMANOVË

Nikushtaku shënon Ditën e Flamurit, Forumi Rinor dhe shkolla “5 Tetori” organizojnë manifestim festiv

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, Forumi Rinor Nikushtak (FRN), në bashkëpunim me Shkollën Fillore Komunale “5 Tetori” në Nikushtak të Komunës së Likovës, organizojnë manifestim festiv, raporton tvfesta.mk.

Manifestimi do të mbahet të enjten, më 26 nëntor 2026, me fillim në orën 10:30.

Përmes një ftese publike, organizatorët kanë ftuar banorët e Nikushtakut dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë në këtë aktivitet kushtuar Ditës së Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky manifestim vjen në kuadër të aktiviteteve për shënimin e festave të Nëntorit, me qëllim nderimin e historisë, traditës dhe vlerave kombëtare shqiptare.

Kujtojmë se Forumi Rinor Nikushtak ditë më parë ka ndërmarrë edhe iniciativën për dekorimin e rrugëve kryesore të fshatit me flamuj kombëtarë, duke krijuar atmosferë festive në prag të 28 Nëntorit. /tvfesta

 

May be an image of text