MAQEDONI

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

Një polic në pikën kufitare “Bllacë” dyshohet se ka kërkuar dhe marrë para nga një person që transportonte dy shtetas turq, pasi i kishte thënë në mënyrë të rreme se ata kishin problem me qëndrimin në vend.

Sipas Ministrise se Puneve te Brendshmr (MPB), ngjarja ka nodhur më 22 nëntor, gjatë kontrolleve kufitare për hyrje në Maqedoni. Polici dyshohet se një pjesë të parave ia ka ndarë edhe kolegut të tij.

Për dy policët, H.K. dhe J.K., është ngritur kallëzim penal për veprën “marrje ryshfeti”, ndërsa ndaj tyre do të nisë edhe procedurë disiplinore dhe do të shqiptohet masa e suspendimit deri në përfundimin e saj.