KUMANOVË

Sulmohet 23-vjeçari në Kumanovë, goditet me mjet të fortë nga disa persona

Një 23-vjeçar nga Kumanova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët kanë përdorur një mjet të fortë dhe kanë tentuar ta sulmojnë edhe me një mjet të mprehtë, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, rasti është denoncuar më 22 nëntor 2026, në orën 02:10, nga 23-vjeçari me inicialet D.J., banor i Kumanovës.

I riu ka deklaruar se është sulmuar nga disa persona në rrugën “Pero Çiço” në Kumanovë.

Sipas denoncimit, gjatë përleshjes, sulmuesit kanë përdorur një mjet të fortë, ndërsa kanë tentuar të përdorin edhe një mjet të mprehtë ndaj tij.

Nga policia nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e personave të përfshirë apo gjendjen shëndetësore të 23-vjeçarit.

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur sulmi. /tvfesta