KUMANOVË

Voziste makinën pavarësisht ndalesës aktive, arrestohet 46-vjeçari nga Kumanova

Një 46-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin, ndonëse kishte ndalesë aktive për drejtimin e mjeteve motorike, raporton tvfesta.mk.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor 2026, rreth orës 10:45, në rrugën rajonale në fshatin Dobroshan.

Gjatë një kontrolli të komunikacionit rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të markës “Opel”, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte 46-vjeçari me inicialet J.S., banor i Kumanovës.

Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se drejtuesi i automjetit kishte një ndalesë aktive për drejtimin e mjeteve motorike, të cilën nuk e kishte respektuar.

Për këtë arsye, 46-vjeçari është privuar nga liria nga zyrtarët policorë të SPB Kumanovë.

Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. /tvfesta