KUMANOVË

Zhduket një 91-vjeçar nga Kumanova, djali i tij e denoncon rastin në polici

Një 91-vjeçar nga Kumanova është raportuar i zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia familjare dhe nuk dihet vendndodhja e tij, raporton tvfesta.mk.

Sipas informacioneve të publikuara nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, rasti është denoncuar më 13 nëntor 2026, në orën 23:30, nga djali i të moshuarit.

“Në SPB Kumanovë, T.S. (65) nga Kumanova ka denoncuar se babai i tij, S.S. (91), është larguar nga shtëpia familjare”, njoftojnë nga policia.

Nga Sektori për Punë të Brendshme bëjnë të ditur se janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e 91-vjeçarit. /tvfeta