KUMANOVË

Defekte në rrjetin e ujësjellësit në Kumanovë, “Vodovod” intervenon në tri lokacione

Ndërmarrja Publike “Vodovod” në Kumanovë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, 13 nëntor 2026, janë evidentuar defekte në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa ekipet përkatëse kanë planifikuar ndërhyrje në disa pjesë të qytetit, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, defekte në rrjetin e ujësjellësit janë regjistruar në rrugën “30”, numër 9A, në lagjen Karposh, si dhe në lagjen Jane Sandanski.

Ndërkohë, në rrugën “Esperanto” janë paraparë punime për hapjen e një kanali, me qëllim lokalizimin e saktë të rrjedhjes së ujit dhe realizimin e riparimit të nevojshëm.

Nga NP “Vodovod” Kumanovë nuk janë dhënë informacione të hollësishme nëse këto defekte do të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, apo sa kohë do të zgjasin ndërhyrjet. /tvfesta