LAJME

Prokuroria urdhëron hetime ndaj 4 personave, dyshohen për pastrim parash dhe zhvatje

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër katër personave të dyshuar për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminel dhe për kryerjen e veprave të pastrimit të parave dhe zhvatjes.

Bëhet fjalë për aktivitete nga aksioni i djeshëm policor në Kumanovë, në të cilin për veprimtari kriminalistike, zhvatje dhe pastrim parash ndaj pesë personave të dyshuar, për të cilët posedohen prova të forta për kryerjen e veprave kriminalistike, tashmë janë ngritur kallëzime penale.

Për tre persona të akuzuar është propozuar masa e paraburgimit, kurse i akuzuari i katërt për organet e rendit është i pakapshëm, sepse një kohë të gjatë gjendet jashtë vendit.

Gjatë një periudhe të gjatë kohore, respektivisht që nga viti 2021, grupi i formuar nga i dyshuari i parë nga Kumanova u ka marrë para personave të dëmtuar me kërcënime të ashpra, duke i detyruar dhe më shpesh duke përfituar nga varësia e tyre për shkak të një huamarrjeje të mëparshme.

“Një nga viktimat i ka kërkuar të dyshuarit të parë një kredi prej 4.000 eurosh, duke rënë dakord verbalisht ta shlyente atë brenda një muaji me kamatë prej 2.500 eurosh. Edhe pse ajo e ktheu shumën e rënë dakord plotësisht, ai i kërkoi asaj të përdorte llogarinë e saj për të transferuar paratë e fituara me anë të zhvatjes. Viktima refuzoi, dhe ai filloi ta kërcënonte, duke kërkuar që ajo ta vinte makinën e saj si depozitë për borxh fiktiv. Me kërkesë të të dyshuarit, u hartua një marrëveshje fiktive shit-blerjeje për automjetin, si garanci për një kredi të supozuar. Përveç kësaj, ata hartuan një marrëveshje tjetër fiktive kredie për 1.000.000 denarë. Në marrëveshjet e kredisë, të dyshuarit kanë falsifikuar nënshkrimin e viktimës si huamarrëse dhe i kanë noterizuar ato pa dijeninë e saj.”, thanë nga Prokuroria Publike.

Edhe noteri, i cili lejoi të vërtetoheshin dokumente të tilla të falsifikuara dyshohet për punë të pakujdesshme në shërbim, andaj dhe për të është paraqitur një propozim për përcaktimin e masave të kujdesit.

Në bazë të marrëveshjeve të këtilla të falsifikuara dhe nën kërcënim, grupi i të dyshuarve vazhdoi të kërcënonte palën e dëmtuar që t’ia dorëzonte automjetin dhe t’ia kthente borxhin e supozuar.

Në bazë të një marrëveshjeje, pronësia e automjetit u ndryshua në favor të njërit prej të dyshuarve, dhe më pas i dëmtuari u detyrua të paguante borxhin e supozuar monetar.

Vepra të këtilla kriminele për huadhënie parash e më pas të zhvatjes, pretendohet se grupi i organizuar kriminel ka kryer në shumë raste, për çka edhe do të përballet me drejtësinë.

FATLUM AQIFI