SPORT

Dy talentë nga KF Bashkimi marrin ftesë nga përfaqësueset e Maqedonisë së Veriut

KF Bashkimi nga Kumanova vazhdon të ketë futbollistë në radhët e përfaqësueseve të grupmoshave të Maqedonisë së Veriut. Adis Murati dhe Besjan Aliu janë dy lojtarët e klubit kumanovar që kanë marrë ftesa për t’iu bashkuar përfaqësueseve U21, përkatësisht U19 , raporton tvfesta.mk

Adis Murati është ftuar nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut për ndeshjen kundër Serbisë, e cila do të zhvillohet më 12 nëntor në Novi Sad.

Murati tashmë është pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së shpresave, ndërsa ftesa e radhës konfirmon vazhdimësinë e tij në nivel ndërkombëtar.

Ndërkohë, një tjetër lajm pozitiv për klubin kumanovar është ftesa e portierit 17-vjeçar Besjan Aliu në përfaqësuesen U19 të Maqedonisë së Veriut.

Aliu konsiderohet nga drejtuesit e Bashkimit si një nga talentet më premtuese të futbollit vendor, ndërsa ftesa në përfaqësuese vlerësohet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e karrierës së tij.

Nga KF Bashkimi kanë përgëzuar të dy futbollistët, duke u uruar suksese në angazhimet me fanellën e përfaqësueses.

Ftesat për Muratin dhe Aliun përbëjnë një lajm pozitiv për skuadrën nga Kumanova, e cila vazhdon të kontribuojë me futbollistë në përfaqësueset e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut. /tvfesta