FC Bashkimi 1947 ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Luis Ribeiro, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit të klubit, vendimi është marrë me marrëveshje të dyanshme dhe mirëkuptim, ndërsa arsyeja e largimit të futbollistit janë çështjet familjare.
Drejtuesit e Bashkimit kanë falënderuar Ribeiron për kontributin dhe angazhimin e treguar gjatë periudhës së tij në klub, duke vlerësuar gjithçka që ai ka dhënë me fanellën e skuadrës.
Klubi i ka uruar futbollistit suksese në vazhdim të karrierës së tij futbollistike, si dhe lumturi në jetën familjare.
“Faleminderit dhe suksese, Luis!”, thuhet në fund të njoftimit zyrtar të FC Bashkimi 1947. /TVFESTA

